Pezullimi i Ballukut, reagon për herë të parë kryeministri Rama: Nuk i përgjigjemi një arbitrariteti! U cënua pavarësia e ekzekutivit

Nov 21, 2025 | 12:50

Kryeministri Edi Rama reagoi për herë të parë, pasi me vendim të GJKKO, Belinda Balluku u pezullua nga detyra dhe iu ndalua largimi jashtë vendit.

edi rama1

Rama u shpreh se “ne nuk i përgjigjemi një arbitrariteti të këtyre përmasave me arbitraritet dhe as do angazhohemi në një betejë retorike”.

Sipas kreut të qeverisë, me vendimin e GJKKO per Belinda Ballukun u cënua pavarësia e ekzekutivit, duke marrë kompetencat e kryeministrit, presidentit dhe parlamentit.

“Ky është një rast unikal në historinë e Evropës dhe po ashtu edhe në historinë e trupave speciale të drejtësisë që janë krijuar në proceset e integrimit te BE te vendeve ish komuniste, që nuk ka ndodhur kurrë që një prokuror dhe një gjykatës të mblidhen kokë më kokë dhe të pezullojnë një anëtar qeverie. Por nëse një prokuror dhe gjykatës special, i shkallës së parë të Speciales këtu në Shqipëri kanë vendosur të pezullojnë një ministre, cenim i drejtpërdrejtë i pavarësisë dhe funksionimit të një tjetër pushteti tjetër të pavarur sic është ekzekutivi, duke marrë kompetencat e kryeministrit, presidentit dhe parlamentit zgjedhja jonë në raport me këtë fakt është strategjikja si gjithmonë për ta ruajtur dhe mbështetur pavarësinë e gjyqësorit si parakusht edhe në këtë rast ekstrem”, tha Rama.

Rama u shpreh se “do ta mbështesë pavarësinë e gjyqësorit dhe do ta respektojë vendimin e pezullimit të ministres”, por theksoi se do të kërkojë “mbrojtjen e pavarësisë së funksionimit të cënuar të qeverisë vetëm tek drejtësia në Gjykatën Kushtetuese”.

Pyetje: A do ta shkarkoni Belinda Ballukun?

Edi Rama: Faleminderit për pyetjen dua të them se nëse sot Shqipëria i ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave, ndër disa arsye themelore është edhe fakti se Shqipëria po lufton seriozisht korrupsionin dhe krimin e organizuar. Sot edhe fakti që mund të bëhen pyetje me këtë përmbajtje lidhet me një epokë të re ku kemi hyrë. Këtë epokë të re e ka futuar kjo shumicë me mua në krye.

Sa i takon rastit konkret dua të them tre gjëra:

Pavarësia e gjyqësorit nuk është një manovër politike dhe asnjë eksperiment i përkohshëm, por shkëputje historike nga e kaluara. E realizuar vetëm në vitet e fundit kjo pavarësi i ka sjellë një risi absolute në jetën institucionale të Shqipërisë dhe zhvillime të padiskutueshme pozitive. Duke filluar nga një fakt i pakundërshtueshëm, varrosja e pandëshkueshmërisë. Por ka shfaqur edhe dobësitë e një pushteti të ri, fëminor për nga mosha dhe reflekse të vjetra antidemokratike.

Së dyti dua të theksoj se pavarësisht dhe përtej kostove të larta që kanë për vendin dhe jo thjesht për ne këto reflekse të vjetra antidemorkatike të trupave të reja speciale, për ne dhe për mua mbrojtja e pavarësisë dhe ruajtja e pavarësisë së sistemit të drejtësisë janë parakushte. Para kushte për cdo qëndrim nga ana jonë, sepse siç thotë edhe një fjalë e mençur, ‘kurrë nuk duhet hedhur fëmija bashkë me ujin e pistë’.

Këtu vij tek e treta, pezullimi nga detyra e një ministri dhe në këtë rast edhe zv.kryeministri, është një tjetër shfaqje e atyre dobësive që përmenda më lart, të një pushteti krejt të ri dhe reflekseve antidemokratike.

Ky është një rast unikal në historinë e Evropës dhe po ashtu edhe në historinë e trupave speciale të drejtësisë që janë krijuar në proceset e integrimit te BE te vendeve ish komuniste, që nuk ka ndodhur kurrë që një prokuror dhe një gjykatës të mblidhen kokë më kokë dhe të pezullojnë një anëtar qeverie. Por nëse një prokuror dhe gjykatës special, i shkallës së parë të Speciales këtu në Shqipëri kanë vendosur të pezullojnë një ministre, cenim i drejtpërdrejtë i pavarësisë dhe funksionimit të një tjetër pushteti tjetër të pavarur sic është ekzekutivi, duke marrë kompetencat e kryeministrit, presidentit dhe parlamentit zgjedhja jonë në raport me këtë fakt është strategjikja si gjithmonë për ta ruajtur dhe mbështetur pavarësinë e gjyqësorit si parakusht edhe në këtë rast ekstrem.  E thënë drejtpërdrejt, ne  nuk i përgjigjemi një arbitrit të këtyre përmasave me asnjë lloj arbitraritet dhe as do angazhohemi në një betejë politike retorike me drejtësinë.

© Panorama.al

Te lidhura