“Sot më shumë se kurrë, të gjitha qytetet bashkë”- Gazetarja e CNN (USA) publikon pamjet spektakolare nga protesta e 14-të për largimin e Ramës

Jun 14, 2026 | 11:40

Gazetarja e CNN, Isa Soares, e cila ndjek në mënyrë të vazhdueshme protestat qytetare në Tiranë, ka ndarë në Insta Story pamjet nga tubimi i djeshëm (13 qershor), ku mijëra qytetarë dolën në shesh për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama.

gazetarja e cnn protesta

Në postimin e saj,  Soares ka postuar pamjet nga faqet shqiptare, ku shkruhet: “Sot më shumë se kurrë, të gjitha qytetet bashkë”.

gazetarja e cnn

Edhe në ditët e kaluara, gazetarja e CNN ka shprehur komentet e saj në lidhje me këto protesta. Vetëm pak ditë më parë, ai shkroi se “një fushatë e nisur për mbrojtjen e flamingove dhe bregdetit shqiptar është transformuar në një lëvizje më të gjerë me karakter politik”.

© Panorama.al

Te lidhura