Një aksident i rëndë rrugor me pasojë humbjen e jetës së një personi dhe plagosjen e 4 të tjerëve është regjistruar në aksin nacional Pogradec–Lin, në afërsi të fshatit Pojskë, ku dy automjete janë përplasur me njëra- tjetrën.
Sipas informacioneve, si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë një grua, pasagjere ne nje prej makinave.
Ndërkohë personat e plagosur jane transportuar për ndihmë mjekësore në spital.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
© Panorama.al












