Vendimi i GJKKO për Belinda Ballukun, Rama paralajmëron: Do e çojmë në Gjykatën Kushtetuese

Nov 21, 2025 | 12:52

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se do të çojë në Kushtetuese vendimin e GJKKO për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut.

edi rama  (7)

Në konferencën për shtyp me Komisioneren për Zgjerimin e BE, Marta Kos, kryeministri u shpreh se “do të kërkojmë mbrojtjen e pavarësinë së funksionimit të cenuar të qeverisë vetëm tek Drejtësia në Gjykatën Kushtetuese”.

“Do respektojmë vendimin e pezullimit të ministres, do të kërkojmë mbrojtjen e pavarësinë së funksionimit të cenuar të qeverisë vetëm tek Drejtësia në Gjykatën Kushtetuese.

Këta jemi neve, ky jam unë dhe kështu do të jetë deri në fund kur të kem privilegjin të udhëheq Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE. Mbrojta e pavarësisë e re është prioriteti i ynë absolut edhe përballë situata kaq flagrante si kjo situatë, për të cilën po drejtësia duhet të gjejë përgjigjen Kushtetuese”, tha Rama.

Ndërsa theksoi se: “Pezullimi është vendim i një gjykatë që ne do ta përcjellim në Gjykatën Kushtetuese si një akt ku ka ndërhyrje në pushtetin ekzekutiv. Gjykata Kushtetuese do duhet të na thotë se cili është qëndrimin i saj”.

Rama deklaroi se Qeveria aktualisht nuk ka Zv.kryeministër dhe një ministër të Infrastrukturës në funksionon pas pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut, me vendim të GJKKO-së.

Pjesë nga deklarata:

 

Edi Rama: Faleminderit për pyetjen dua të them se nëse sot Shqipëria i ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave, ndër disa arsye themelore është edhe fakti se Shqipëria po lufton seriozisht korrupsionin dhe krimin e organizuar. Sot edhe fakti që mund të bëhen pyetje me këtë përmbajtje lidhet me një epokë të re ku kemi hyrë. Këtë epokë të re e ka futuar kjo shumicë me mua në krye.

Sa i takon rastit konkret dua të them tre gjëra:

Pavarësia e gjyqësorit nuk është një manovër politike dhe asnjë eksperiment i përkohshëm, por shkëputje historike nga e kaluara. E realizuar vetëm në vitet e fundit kjo pavarësi i ka sjellë një risi absolute në jetën institucionale të shqipëris2ë dhe zhvillime të padiskutueshme pozitive. Duke filluar nga një fakt i pakundërshtueshëm, varrosja e pandëshkueshme risë. Por ka shfaqur edhe dobësitë e një pushteti të ri, fëminor nga mosha dhe reflekse të vjetra antidemokratike.

Sic thotë edhe një fjalë e mençur, kurrë nuk duhet hedhur fëmija bashkë me ujin e pistë.

Këtu vij tek e treta, pezullimi nga detyra e një ministri dhe në këtë rast zv kryeministri, është një tjetër shfaqje e atyre dobësive që përmenda më lart, të një pushteti krejt të ri dhe refleksve antidemokratike.

Ky është një rast unikal në historinë e Evropës dhe po ashtu edhe në historinë e trupave speciale të drejtësisë që janë krijuar në proceset integruese, që nuk ka ndodhur kurrë që një prokuror dhe një gjykatës të mblidhen dhe të pezullojnë një anëtar qeverie. Por nëse një prokuror dhe gjykatës special, i shkallës së parë kanë vendosur të pezullojnë një ministre.

Duke marrë kompetencat e kryeministrit, presidentit dhe parlamentit zgjedhja jonë në raport me këtë fakt është strategjikja si gjithmonë për ta ruajtur dhe mbështetur pavarësinë e gjyqësorit edhe në këtë rast ekstrem.

Ne  nuk i përgjigjemi një arbitrit të këtyre përmasave me arbitraritet dhe as do angazhohemi në një betejë retorike.

© Panorama.al

Te lidhura