Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka komentuar në një konferencë për mediat pjesëmarrjen e Shqipërisë në “Bordin e Paqes”. Ajo është pyetur nëse Shqipëria do të një anëtare e përhershme, ndërkohë qe ne mediat ndërkombëtare u raportua se presidenti i SHBA Donald Trump do te kërkojë nga vendet që duan të jenë të përhershme, duhet të paguajnë nje tarifë deri në 1 miliard dollarë.
Sipas Spiropalit, Shqipëria nuk ka detyrime financiare, pasi është një ftesë e drejtpërdrejtë nga Trump.
“Jo, nuk ka detyrime financiare, është një ftesë nga Trump, pra e drejtpërdrejtë. Nuk ka angazhim tjetër përveçse angazhimit të shpallur botërisht dhe që ne e deklarojmë për marrjen pjesë në këtë bord”, tha ajo.
Ajo shtoi më tej se Shqipëria me statusin e anëtarin Themelues të Bordit të Paqes, do të shoh në vijim angazhimet të cilat burojnë nga statuti.
LEXO EDHE: “Bordi i Paqes”, Trump kërkon 1 miliard dollarë nga secili shtet për t’u bashkuar me Këshillin
Spiropali: Dua të sqaroj në fillim se Bordi i paqes nuk është vetëm për Gazën edhe pse zgjidhja e situatës atje, sigurisht ka një urgjencë më të madhe dhe buron edhe nga Plani i Paqes i Presidentit Trump, ku tani në fazën e dytë për planin gjithëpërfshirës pas kalimit të rezolutës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, rezoluta e 2803, i hapet rrugë krijimit të Bordit të Paqes. Dua këtu të kthej disa përgjigje të shkurtra në lidhje me detyrimet, por edhe me angazhimet në vijim. Jo, nuk ka detyrime financiare, është një ftesë nga Trump, pra e drejtpërdrejtë.
Nuk ka angazhim tjetër përveçse angazhimit të shpallur botërisht dhe që ne e deklarojmë për marrjen pjesë në këtë bord dhe sigurisht që Shqipëria me statusin e anëtarin Themelues të Bordit të Paqes, do të shoh në vijim angazhimet të cilat burojnë nga statuti. Por, është një organizëm suixhenis, por që aspak dhe për asnjë arsye nuk i kundërvihet OKB-së, përkundrazi, rrjedh nga një rezolutë e Kombet të Bashkuara, mbi krijimin e Bordit të Paqes.
© Panorama.al












