ZYRTARE/ Partizani e mbyll me Ergys Kaçen, klubi i kuq njofton se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2022 | 15:12

ZYRTARE/ Partizani e mbyll me Ergys Kaçen, klubi i kuq njofton se…

Ergys Kaçe nuk është më lojtar i Partizanit. Lajmin e ka bërë publik vetë klubi në rrjetin social “Facebook”.

ergys kace 2

Të kuqtë njoftojnë se kanë vendosur të ndërpresin kontratën me mirëkuptim me mesfushorin 28 vjeçar. Ergys Kaçe u transferua në fillim të sezonit tek Partizani, ku luajti 13 ndeshje në kampionat.

NJOFTIMI

???????
FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me lojtarin Ergys Kaçe. Mesfushori 28 vjeçar dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirkuptim marrëveshjen mes tyre.

 PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"