Tafas hipotekon katërkëndëshin e Kukësit, ja cili nga portierët mund të largohet nga verilindorët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 25, 2020 | 22:40

Tafas hipotekon katërkëndëshin e Kukësit, ja cili nga portierët mund të largohet nga verilindorët

Njëri, midis Dashamir Xhikës dhe Entonjo Elezajt pritej të ishte titullar gjatë këtij sezoni te Kukësi, mirëpo stafi teknik po i beson Angjelo Tafas. Portieri 20-vjeçar ka luajtur titullar në 8 nga 10 ndeshjet e deritanishme në kampionat.
portieri
Tafas është formuar si portier te AEK-u i Athinës, ndërsa ka luajtur për Ionikos në Ligën e Dytë gjatë sezonit të kaluar. Nuk përjashtohet mundësia që në janar të ketë lëvizje, teksa gjasat janë që Elezaj të kërkojë largimin nga Kukësi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"