“Kukësi në Shqipëri si AEK-u në Greqi”, portieri Tafas: Te verilindorët nuk ka titullarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2020 | 19:25

“Kukësi në Shqipëri si AEK-u në Greqi”, portieri Tafas: Te verilindorët nuk ka titullarë

Angelo Tafas ishte lojtari më i mirë në fitoren e Kukësit 1-0 ndaj Apolonisë, ku e shpëtoi skuadrën e tij në disa raste. Për mikrofonat e “Supersport”, portieri është shprehur se Kukësi është njësoj se AEK-u në Greqi, teksa synojnë titullin kampion.angelo tafa

“Mbiemrin e kam Tafas, por tani meqë më ka shkuar mirë, më thonë Tafa. Nga fillimi kur erdha këtu, nuk kishte një portier të parë , jemi të gjithë mirë. Gjithmonë luan ai që e meriton.

Ndonjëherë duhet ta zgjosh lojtarin. Kur lojtari vrapon gjatë 90 minutave, unë i bërtas për ta zgjuar, jo për keq.

Futbolli shqiptar? Kukësi për Shqipërinë është si AEK-un në Greqi, janë dy ekipe që luajnë për titullin. Ka shumë ekipe këtu që kanë lojtarë të mirë dhe të krijojnë vështirësi.”, u shoreh Tafa.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"