E BUJSHME/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Ergys Kaçe do të firmosi me Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2021 | 14:39

E BUJSHME/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Ergys Kaçe do të firmosi me Partizanin

Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport” teksa Ergys Kaçe pritet të firmosë me skuadrën e Partizanit.

kace grezda

Një goditje e madhe e skuadrës së kuqe teksa në orët në vijim pritet ta zyrtarizojë si lojtarin e ri të saj.

Sipas asaj që shkruan “BalkanWeb”, mesfushori i Kombëtares shqiptare do të firmosë kontratën e tij me Partizanin në orët në vijim.

28-vjeçari do të jetë në dispozicion të trajnerit Daja në fillimin e këtij sezoni, teksa mesfushori ishte synim edhe i Tiranës, që i kishte bërë ofertë më parë, por në fund zgjodhi “demat” për 120 mijë euro në vit.

Kaçe bëhet lojtari më i paguar në Superiore, bashkë me Liridon Latifin e Vllaznisë.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

EKSKLUZIVE/ Derbi në merkato, Partizani dhe Tirana ofertë mesfushorit të Kombëtares! Të kuqtë i ofrojnë 120 mijë euro, ja prapaskenat (E PLOTË)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"