Duel titanësh në “Alianz Arena”, ja si pritet të luajnë Bajerni dhe Reali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2018 | 14:41

Duel titanësh në “Alianz Arena”, ja si pritet të luajnë Bajerni dhe Reali

Jup Hejnkes deklaroi në konferencën për shtyp se mbrojtësi David Alaba nuk u stërvit në seancën e fundit stërvitore me skuadrën dhe do të vendoste vetëm pak orë përpara ndeshjes nëse do ta përfshijë lojtarin në skuadër apo jo.

bajern

E njëjta gjë vlen edhe për Korentino Toliso. Francezi, dhe pse u stërvit me skuadrën, zhvilloi një seancë të veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës. Pjesa tjetër është e plotë me përjashtim të Nojer, Koman dhe Vidal që kanë mbyllur sezonit. Vetëm portieri mund të luajë në rast se bavarezët do të kualifikohen për në finalen e Kievit.

Bajerni

Zinedin Zidan do ta ketë grupin e plotë ndaj bavarezëve. Dyshimi i vetëm është për francezin Karim Benzema. Sulmuesi nuk bind dhe ka shënuar shumë pak në këtë sezon. Vetëm dy gola në fazën e grupeve, vështirë se do të bënte më shumë përballë një mbrojtjeje të hekurt si Bajerni. Humelsit dhe Boatengut do t’u duhet të bëjnë llogaritë me Ronaldon.

Spain Soccer Champions League

Portugezi është një makineri e vërtetë golash. Ai ka shënuar 7 gola në përballjet ndaj bavarezëve. Ndërkohë Zidan mendon të luajë me Vaskez ose Asension në vend të Ronaldos, duke e postuar portugezin në qendër të sulmit.

Reali

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"