Ikin Vasili e Naço, LSI ndryshon ministrat, Tavo e Panariti në Qeveri

Jun 23, 2012 | 11:59
SHPËRNDAJE
Meta dhe Vasili

Ilir Meta i propozon Kryeministrit emrat e rinj. Haxhinasto tek Ekonomia, Panariti ministër i Jashtëm. Tavo te Shëndetësia.

Kreu i LSI bën publike lëvizjet, ikin Vasili e Naço nga kabineti.

Naço, nënkryetar Parlamenti.

Lëvizja Socialiste për Integrim ndryshon ministrat e saj në Qeveri një vit para zgjedhjeve të përgjithshme. Pas një mbledhjeje të Kryesisë së LSI-së dje në mbrëmje, të gjithë përfaqësuesit e kësaj force në kabinetin qeveritar do të lëvizin. Ndryshimi i parë është ai i ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili. Prej tre vjetësh në këtë post, ai do t’ia lërë vendin nënkryetarit aktual të Kuvendit, Vangjel Tavo. Ndërsa Vasili do të jetë në krye të Komitetit Organizator të ndryshimeve programore, statusore si dhe zgjedhjet në këtë parti. “Me unanimitet Kryesia vendosi që në krye të këtij Komiteti Organizator, kryetar i tij të jetë z. Petrit Vasili. Njëkohësisht, në kuadër të këtyre përgatitjeve dhe të këtij angazhimi total të z. Vasili, në funksion të përgatitjes së kësaj konvente, por

Edmond Panariti

edhe në funksion të angazhimit të tij permanent në Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe objektivat e saj edhe për vitin 2013, zoti Vasili ofroi dorëheqjen e tij nga detyra aktuale që ka mbajtur e ministrit të Shëndetësisë, detyrë, të cilën ai e ka kryer me përkushtim të plotë dhe profesionalizëm të lartë, pavarësisht nga sfidat dhe vështirësitë me të cilat është ndeshur dhe ndeshet ky sektor tepër jetik. Në vijim të këtij ndryshimi, Lëvizja Socialiste për Integrim vendosi që zoti Vangjel Tavo, aktualisht nënkryetar i Kuvendit, të propozohet në detyrën e ministrit të Shëndetësisë”, u shpreh kreu i LSI-së në konferencën e djeshme për shtyp. Ndryshimi i dytë që ndërmori Meta është ai në dikasterin e Ekonomisë. Nasip Naço nuk do ta drejtojë më këtë ministri që e mbante prej janarit të vitit të kaluar dhe në vend të tij do të emërohet zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto. Lidhur me këtë ndryshim në qeveri, Meta u shpreh: “Njëkohësisht, zoti Nasip Naço, aktualisht ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, të propozohet për detyrën e nënkryetarit e Kuvendit. Zoti Edmond Haxhinasto, aktualisht zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme, të vijojë të jetë zëvendëskryeministër, por njëkohësisht edhe ministër i Ekonomisë, Energjisë dhe Tregtisë”, theksoi më tej kreu i LSI-së. Ndryshimi i tretë është emërimi i nënkryetarit aktual të Bashkisë, Edmond Panariti, në vendin e lënë bosh nga Edmond Haxhinasto si ministër i Jashtëm. Edhe pas këtyre ndryshimeve, Ilir Meta ka vendosur që të mos bëhet vetë pjesë e kabinetit. Kryesia e LSI vendosi gjithashtu që më 22 shtator të mbajë zgjedhjet për kryetarin me parimin “një anëtar, një votë”. “Unë shpresoj që të ketë kandidatë alternativë dhe besoj se duhet të ketë. Që nga ky moment duke filluar nga dita e nesërme unë jam më shumë kandidat për kryetar. Dhe praktikisht kompetencat e kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim i merr zoti Vasili”, tha Meta.  Emrat e rinj pritet t’i shkojnë zyrtarisht edhe Kryeministrit Sali Berisha përpara se të dekretohen nga Presidenti Bamir Topi. Këto ndryshime mund të shërbejnë si presion edhe për vetë kreun e maxhorancës për të bërë edhe ai lëvizje në radhët e ministrave demokratë.

Ndryshimet në qeveri
• Nasip Naço, nga ministër i Ekonomisë bëhet nënkryetar Kuvendi
• Edmond Haxhinasto, nga zv.kryeministër dhe ministër i Jashtëm bëhet zv.kryeministër dhe ministër i Ekonomisë
• Edmond Panariti, nga nënkryetar Kuvendi bëhet ministër i Jashtëm
• Petrit Vasili jep dorëheqjen nga ministër i Shëndetësisë
• Vangjel Tavo, nga nënkryetar Parlamenti bëhet ministër i Shëndetësisë

ADI SHKEMBI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura