Numërohen mbi 93% të votave në Kosovë, Kurti prin i vetëm! Diferencë e madhe e Vetëvendosjes me PDK dhe LDK

Dec 28, 2025 | 21:59

 

LVV-ja e Albin Kurtit po prin në zgjedhjet e 28 dhjetorit, teksa numërimi i votave është drejt përfundimit.

kurti

Me 93.43 për qind të votave të numëruara, LVV-ja ka 411.120 vota apo 49.99 për qind.

Diferenca në vota mes partisë së Kurtit dhe PDK-së së Bedri Hamzës – që është në vend të dytë me 21.07 për qind të votave – është 237.875 vota.

Zgjedhjet parlamentare u përsëriten pasi, pas zgjedhjeve të mbajtura në shkurt 2025, në Kosovë nuk u arrit konsensus politik për formimin e qeverisë së re, duke çuar vendin drejt një procesi të ri zgjedhor.

© Panorama.al

Te lidhura