“Dilni në protestë dhe largoni frikën”- Pedagogu Lush Susaj thirrje nga sheshi: Politika të qëndrojë larg! Korrupsioni ka vështirësuar jetën!

Jul 23, 2026 | 21:15

Pedagogu Lush Susaj apeloi nga podiumi i protestës para Kryeministrisë në ditën e 54-t të saj, që të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare të mblidheshin në shesh dhe të largonin frikën.

Ai nënvizoi se protesta qytetare shpëtoi Shqipërinë nga zhdukja, teksa kërkoi më shumë jetesë me dinjitet, sepse korrupsioni po shkatërronte shqiptarët.

Pedagogu Lush Susaj, ka bërë thirrjet që shqiptarët të dalin masivisht në protestën kundër Ramës.

“Kjo protestë është shpëtimi i Shqipërisë. Kjo protestë e shpëtoi Shqipërinë nga zhdukja. Kjo protestë i bëri shqiptarët me reagu. Kjo është protesta e rinisë, i lutem të gjitha forcave politika të dalë nga mitra e përgjakur e partisë së punës, të qëndrojnë larg protestës. Por kush është shqiptar e bij shqiptari ti bashkangjitet protestës”, tha ai.

lush susaj

Gjithashtu i bëri thirrje punonjësve të administratës, rinisë, studentëve, pedagogëve, mësuesve, fermerëve që të bashkoheshin në shesh.

Ai akuzoi qeverinë për abuzime dhe korrupsion, teksa jetesa bëhej si në Afrikë.

“I bëj thirrje punonjësve të shkollave e universiteteve, çdo punonjës, nuk mund të cenohet. Jetojmë në mes të Europës dhe jo në mes të Afrikës. Dilni në protestë dhe largoni frikën. I bëj thirrje fermerëve të lënë jashtë çdo kujdesi, emigrantëve që vijnë për pushime të vijnë në protestë. 35 % u vjedh qeveria, sepse korrupsioni ia ka vështirësuar jetën”, u shpreh pedagogu.

© Panorama.al

Te lidhura