“U dhanë 4 mln euro për një koncert”- Gazeta holandeze: Zemërimi i shqiptarëve po rritet, policia përdor gaz lotsjellës ndaj protestuesve!

Jul 23, 2026 | 21:04

Media ndërkombëtare vijon t’i bëjë jehonë protestës popullore në Shqipëri, që sot hyri në ditën e 54-t të saj në kërkesën kryesore për rrëzimin e qeverisë dhe largimin e klasës së vjetër politike.

dhune2

Gazeta holandeze “ALGEMEEN DAGBLAD” shkruan se zemërimi i shqiptarëve po rritet, teksa qeveria së fundmi dha mbi 4 mln euro për koncertin e Ye, kurse Policia ushtron dhunë.

Media shkruan si më poshtë:

Prej javësh, protestuesit kundërshtojnë ndërtimin e resortit luksoz në një zonë të mbrojtur natyrore dhe të enjten zhvilluan një tjetër protestë të madhe në kryeqytetin Tiranë.

Policia ishte e pranishme me forca të shumta për të penguar protestuesit t’i afroheshin Parlamentit. Edhe më parë, në të njëjtin vend, kishte pasur përplasje mes protestuesve dhe policisë. Gjithashtu, deputetët ishin goditur me vezë.

dhune3

Zemërimi i qytetarëve u nxit fillimisht nga projekti turistik i Trump dhe Kushner, por ndërkohë ai hotel është shndërruar në simbol të pakënaqësisë më të gjerë ndaj politikave të qeverisë. Qytetarët protestojnë gjithashtu kundër korrupsionit dhe mungesës së transparencës.

Subvencion prej 4 milionë eurosh për koncertin e Ye

Protesta e së enjtes ishte planifikuar në ditën kur pritej që Parlamenti të miratonte një subvencion prej 4 milionë eurosh për koncertin e reperit kontrovers Ye, i njohur më parë si Kanye Ëest.

Sipas kryeministrit Edi Rama, koncerti i zhvilluar më herët gjatë këtij muaji në një stadium të përkohshëm nuk do të ishte realizuar pa këtë financim dhe anulimi i tij do të kishte qenë turp për Shqipërinë.

dhuna sot

Kundërshtarët reaguan duke thënë se është pikërisht turp të financohet një artist që ka bërë deklarata antisemite dhe pro-naziste.

Ky subvencion e shtoi edhe më shumë zemërimin e protestuesve, të cilët në atë kohë kishin tashmë një muaj që protestonin.

Megjithatë, Edi Rama i hodhi poshtë kritikat dhe e priti Ye në zyrën e tij.

gazeta holandeze

© Panorama.al

Te lidhura