“Terroristët janë në Parlament, qeveria njësh me krimin”- Aktivisti në protestë: Dhunuan gazetarë, të moshuar e njerëz me aftësi të kufizuara! Janë zvarranikë

Jul 23, 2026 | 20:34

Një i ri aktivist tha nga podiumi i protestës në ditën e 54-t se terroristët ishin në Parlament dhe jo në sheshin e qytetarëve.

Ai denoncoi dhunën Policore, duke i akuzuar pushtetarët dhe politikanë si “zvarranikë pa shtyllë kurrizore”, që nuk kursyen me dhunën e tyre as qytetarët me aftësi të kufizuara dhe të moshuar.

“Sot kam parë akte dhune të paprecedente dhune, kam parë vdekjen e demokracisë. Sot kam parë kriminelë, nuk i pashë me maska e doreza, por me kostume e kollare që rrinin në karriget e Parlamentit. Pashë policinë që na hodhi ujë e spraj me piper edhe pse protestonim paqësisht. Pashë policinë të na sulmonte sikur të ishim terroristë, por terroristët ishin brenda në Parlament. Shqipëria duhet të bëjë ndërhyrje kirurgjikale për ta hequr këtë tumor. Është koha që krimi të largohet nga qeveria”, tha ai.

Më tej i riu deklaroi se kërkesat e tyre ishin legjitime, kurse qeveria ishte bërë njësh me krimin. Ai denoncoi edhe dhunën policore.

aktivisti sot

“Kërkesat tona janë jetike dhe legjitime. Ky shtet na ka trajtuar në si terroristë, por terroristët janë në parlament. Qeveria është bërë njësh me krimin, ndaj ne kur jemi në shesh bërtasim, qeveri e krimit. Ne nuk kemi për ta duruar këtë dhunë. Keni arrestuar gazetarë, fëmijë, njerëz në moshës, keni dhunuar njerëz me aftësi të kufizuara, ju jeni të pafytyrë, pa shtyllë kurrizore, zvarranikë, bëni sikur na mbroni, por jeni zvarranikë”, vijoi ai.

Në fund aktivisti deklaroi se Parlamenti nuk përfaqësonte qytetarët.

“Ky Parlament nuk na përfaqëson më, nuk na përfaqësoni. Shqiptarë, është koha të dëgjoni, të reflektoni, të shikoni dhunën që ushtrohet dhe të bashkohemi, ejani në protestë”, përfundoi ai.

© Panorama.al

Te lidhura