“Lironi çunat dhe vajzat!”- Të ndaluarit pas protestës para Parlamentit, aktivisti: Arma jonë ishte veza! Policia reagoi me gaz e shkopinj gome

Jul 23, 2026 | 20:13

Aktivistët kanë reaguar për shoqërimet e disa protestuesve gjatë tubimit të ditës së sotme para Parlamentit, duke i bërë thirrje Policisë së Shtetit që të lirojë protestuesit.

“Lironi çunat, lironi vajzat. Sapo më njoftuan se Policia e Shtetit ka vendosur që disa prej protestuesve t’i ndalojë, edhe pse ata janë ndalur në rrugë dhe nuk kanë bërë asnjë veprim të dhunshëm. Është turp që Policia e Shtetit nuk u shërben qytetarëve, por u shërben pushtetarëve”, tha ai.

Siç tha aktivistit, reagimi i policisë ndaj protestuesve ka qenë i jo proporcional, pasi “arma” e vetme e qytetarëve ka qenë veza me të cilat goditën deputetë e ministra. Nga ana tjetër, policia është përgjigjur ndaj protestuesve me gaz, spraj dhe me shkopinj gome.

“I themi Edi Ramës që do të kesh fundin e regjimit komunist nëse vazhdon me këtë represion. Dorëheqje!”, përfundoi ai.

Aktivisti: Në fillimin e tubimit të ditës së sotme i bëjmë thirrje asaj që duhet të jetë Policia e Shtetit dhe që t’u shërbejë qytetarëve, por që fatkeqësisht u shërben pushtetarëve. lironi çunat, vajzat që i keni ndaluar sot padrejtësisht. Lironi çunat, lironi vajzat. Sapo më njoftuan se Policia e Shtetit ka vendosur që disa prej protestuesve t’i ndalojë, edhe pse ata janë ndalur në rrugë dhe nuk kanë bërë asnjë veprim të dhunshëm. Është turp që Policia e Shtetit nuk u shërben qytetarëve, por u shërben pushtetarëve.

I bëj thirrje edhe një herë që t’i lirojë brenda ditës së sotme protestuesit. Sot kemi parë në mënyrë të paprecedentë edhe një herë shfaqjen e arrogancës së këtij pushteti. E kemi parë se si Policia e Shtetit është përgjigjur ndaj protestuesve me gaz, spraj dhe me shkopinj gome, edhe pse e vetmja armë e protestuesve ishte veza.

Është e papranueshme dhe jo proporcionale. Pikërisht arroganca e këtij pushteti është ajo që na ka nxjerrë në këtë shesh për 54 ditë me radhë, një arrogancë e paprecedentë.

Sot, teksa shikoja policët që vraponin për të arrestuar protestuesit, të cilët maksimumi kishin vezë në duar, m’u kujtuan pamjet e viteve ’90, kur policia e Ramiz Alisë, me qentë e kufirit, ndiqte nëpër rrugët e Tiranës protestuesit. I themi Edi Ramës që do të kesh fundin e regjimit komunist nëse vazhdon me këtë represion. Dorëheqje!

© Panorama.al

Te lidhura