Departamenti i Shtetit po u bën thirrje amerikanëve të jenë të përgatitur për udhëtime emergjente, pasi anulimet e fluturimeve dhe ndërprerjet e rënda të udhëtimit ajror janë të mundshme.
Konkretisht, Departamenti i Shtetit i SHBA-së lëshoi një këshillë udhëtimi për qytetarët amerikanë në Azinë Perëndimore, duke i nxitur ata të jenë të përgatitur për situata të mundshme udhëtimi emergjente, për shkak të zhvillimeve në luftën me Iranin.
Sipas njoftimit, ekziston një rrezik në rritje i anulimeve të fluturimeve dhe ndërprerjeve serioze të transportit ajror, të cilat mund të ndikojnë në aftësinë për të udhëtuar dhe për t’u larguar nga rajoni.
Departamenti Amerikan i Shtetit rekomandon që qytetarët amerikanë të monitorojnë nga afër zhvillimet, të qëndrojnë të informuar për statusin e fluturimeve të tyre dhe të jenë të përgatitur të përshtatin menjëherë planet e tyre të udhëtimit nëse është e nevojshme.
© Panorama.al












