“Unë qëndroj, ju jo”, janë fjalët e trajnerit Luçiano Spaleti që u bënë virale në Itali. Megjithatë, është e vështirë të thuhet se për kë konkretisht ishte fjala, ndërsa te Juventusi do të ketë disa largime.

Dikush duket se e ka mërzitur Spaletin gjatë fazës përgatitore. Di Gregorio, Zhoao Mario, Rugani, Kabal, Rouhi, Mireti, Melo, Adziç, Openda dhe Milik janë me valixhe në duar. Në dilemë mbeten Zhegrova, Gati, Luiz dhe Perin.
Tenisioni është i pranishëm, ndërsa edhe Spaleti duket se ka humbur durimin. Të paktën pesë afrime priten nga trajneri i Juventusit, pa përfshirë Ekhator dhe Çelik.
Vendi i gjashtë në renditje ishte zhgënjim i madh. Juventusi do i mungojë Ligës së Kampioneve dhe një tjetër sezon si i kaluari do të ishte dramë e vërtetë.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











