Pas grumbullimit të shumë qytetarëve në sheshin “Skënderbej” në ditën e 54-t të protestës, qytetarët iu drejtuan bulevardit me marshim drejt Kryeministrisë.
Atyre iu bashkua edhe një masë e madhe qytetarësh të tjerë, teksa hodhën thirrje për largimin e klasës politike dhe qeverisë: “Ju erdhi fundi”.
Protestuesit shprehën bindjen se nuk do të ndalen deri në rrëzimin e qeverisë “Rama” dhe ndryshimit të klasës së vjetër politike.
“Shqipëria kërkon, revolucion”, “Shqipëria e shqiptarëve, jo e tradhtarëve”, “Shqipëri e re”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Arrestoni Ramën”, “Edi Rama o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Jep dorëheqjen”, “Opozitë e shitur”, “Me Shqipërinë mos bëj pazar”, “Shqipëria të urren” dhe të tjera parulla e thirrje u hodhën gjatë marshimit në bulevard.
© Panorama.al
















