“Fitorja është afër, mos e lëshoni frontin!”- Ish-oficeri i Policisë thirrje kolegëve, Krenar Ahmeti: Lërini njerëzit të protestojnë! Zbatoni ligjet, jo urdhrat!

Jul 23, 2026 | 20:47

Ish-oficeri i Policisë së Shtetit, Krenar Ahmeti, ka bërë thirrje për efektivët e policisë që të zbatojnë ligjin dhe jo urdhrat për të arrestuar protestuesit paqësorë, të vënë në pranga sot në tubimin para Parlamentit.

“Ju flas si një oficer policie që i di mirë të gjitha teknikat dhe taktikat. I bëj thirrje të gjithë zinxhirit komandues të policisë të zbatojë vetëm ligjin, jo urdhrat e jashtëligjshëm. Ju lutem, kolegë të mi, ne nuk jemi për dhunë, por ju jap fjalën që, po të na marrim 100-200 djem, do t’jua… teknikat dhe taktikat”, tha ai.

Ai u kërkoi kolegëve të tij që të mos përdorin dhunë ndaj qytetarëve që protestojnë, por t’i lënë të qetë dhe të zbatojnë vetëm ligjin.

“Lërini këta njerëz të protestojnë, se kanë krejt të drejtën natyrore, të drejtën e Zotit, të drejtën legjitime për kërkesat e tyre. Ju lutem, mos na bëni që ne t’ju kundërvihemi”, tha ai ndërsa shtoi se fitorja e qytetarëve ndaj qeverisë është afër.

Ish-oficeri i Policisë së Shtetit, Krenar Ahmeti: Ju flas si një oficer policie që i di mirë të gjitha teknikat dhe taktikat. I bëj thirrje të gjithë zinxhirit komandues të policisë të zbatojë vetëm ligjin, jo urdhrat e jashtëligjshëm.

Ju lutem, kolegë të mi, ne nuk jemi për dhunë, por ju jap fjalën që, po të na marrim 100-200 djem, do t’jua… teknikat dhe taktikat. Nuk duhet të lodheni. Policia është e jona. Policia është e shtetit. Ju lutem, vini gishtin në kokë, zbatoni vetëm ligjin. Nuk jemi për dhunë. Jeni ju më kompetentët për teknika dhe taktika, mos gaboni t’ju “vrasim me pambuk”.

Lërini këta njerëz të protestojnë, se kanë krejt të drejtën natyrore, të drejtën e Zotit, të drejtën legjitime për kërkesat e tyre. Ju lutem, mos na bëni që ne t’ju kundërvihemi. Duhet t’i ruajmë policët që janë të kequshqyer, të keqveshur, të keqpaguar.

Policia është zemra ime, atje kam dhënë rininë. Ju lutem, mos na bëni që të kalojmë në formë tjetër. Burra, frontin mos e lëshoni. Ne do të fitojmë. Kësaj klike do t’ia hapim varrin me gjilpërë. Këtu na ka, mëngjes, drekë, darkë, deri sa ai të japë dorëheqjen. nBurra, pritën mos e lëshoni. Burra, frontin mos e lëshoni. Është afër fitorja.

© Panorama.al

Te lidhura