“Nuk intimidohemi ne, por ata që masakruan Shqipërinë”- I riu thirrje nga protesta: Nuk jemi skllevër! I arrestuan për një kokërr vezë, se s’donin të çonin makinën në lavazh

Jul 23, 2026 | 21:24

Një i ri foli nga sheshi i protestës duke thënë se ata nuk janë skllevër dhe as intimidohen nga politika apo Policia, sepse janë shqiptarë.

Ai denoncoi qeverinë për dhunën e ushtruar sot para Parlamentit ndaj qytetarëve dhe shoqërimin e tyre në Komisariate.

I riu ironizoi edhe deputetët duke thënë se u erdhi keq për makinën që u bë me vezë, se nuk donin ta çonin në lavazh për ta larë.

“Dhunuan protestuesit për një kokërr vezë. Policia arrestoi protestuesit dhe i mbajti nga 5 orë në komisariat. Por ne nuk intimidohemi. Ata nuk duan ta çojnë makinën në lavazh për një vezë. Ata që duhet të intimidohen janë këta, këta që kanë masakruar Shqipërinë”, tha ai.

Ai ndau edhe një mesazh bashkues për të gjithë shqiptarët, duke kujtuar se ata nuk ishin skllevër.

“Nëse do sillesh si skllav, ti meriton të trajtohesh gjithë jetën si skllav dhe të sillesh si i tillë. Por ne nuk jemi skllevër, ne jemi shqiptarë”, përfundoi ai.

© Panorama.al

Te lidhura