Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës, dalja në zgjedhjet e së dielës ka arritur 45%.
Ky nivel i pjesëmarrjes është më i lartë krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit, kur deri në orën 19:00 kishin votuar 39% e qytetarëve të regjistruar.
Kjo tregon një interes më të madh të qytetarëve për të marrë pjesë në procesin zgjedhor dhe për të vendosur për përbërjen e ardhshme të institucioneve të vendit.
Zgjedhjet e sotme u përsëriten pasi, pas zgjedhjeve të mbajtura në shkurt 2025, në Kosovë nuk u arrit konsensus politik për formimin e qeverisë së re, duke çuar vendin drejt një procesi të ri zgjedhor.
© Panorama.al












