Xhafaj: Goli i jetës ndaj Skënderbeut

Apr 21, 2011 | 11:08

Daniel Xhafaj ka shënuar një dopietë në portën e Dinamos, por nuk ka harruar të merret edhe me kundërshtarët direktë në luftën për titullin kampion, Skënderbeun. “Kemi marrë tri pikë të rëndësishme për ecurinë tonë në kampionat, por më shumë se kjo fitore, më duhet të them që dhe golat ishin si një autokritikë ndaj tifozerisë sonë, për atë humbje të pësuar ndaj Shkumbinit një javë më parë. Kjo fitore na duhej për të mos iu shkëputur rivalit tonë, Skënderbeut, i cili aktualisht ndodhet dy pikë para nesh. Dhe kështu shpresoj të qëndroj deri në ndeshjen e fundit, ku i kam rezervuar dhe një gol që në fillim të kampionatit. Nëse shënoj në ndeshjen e fundit të kampionatit me Skënderbeun, atë gol do ta quaj si më të rëndësishmin dhe më të bukurin e karrierës sime futbollistike me Flamurtarin”, tha Xhafaj.

© Panorama.al

Te lidhura