Sekretari Amerikan i Thesarit, Bessent: Irani do ta humbasë lojën me shumë zero! Çdo sulm i tij me pasoja të rënda ekonomike për Teheranin

Jun 11, 2026 | 15:45

Në një postim në rrjetet sociale, Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent e paralajmëroi Iranin se strategjia e Teheranit është e dënuar të dështojë dhe do të çojë në kosto edhe më të mëdha ekonomike për vendin.

sekretari i thesarit shba

“Regjimi iranian do ta humbasë lojën që po bën me shumë zero”, tha Bessent, duke sugjeruar se çdo përshkallëzim nga Teherani do të kishte pasoja joproporcionale për ekonominë iraniane.

Ministri amerikan argumentoi se çdo dëm i shkaktuar aleatëve të SHBA-së në rajonin e Gjirit Persik do të kompensohej përmes fondeve që, tha ai, do të tërhiqeshin nga llogaritë iraniane.

Në të njëjtën kohë, ai iu referua tarifave të tranzitit që lidhen me lundrimin në rajon, duke vënë në dukje se çdo tarifë do të kompensohej gjithashtu nga fondet që do të vinin nga asetet iraniane.

Bessent përfundoi duke paralajmëruar se çdo sulm i ri i nisur nga Irani jo vetëm që do të kishte pasoja gjeopolitike, por do ta ngarkonte më tej vendin ekonomikisht dhe financiarisht.

© Panorama.al

Te lidhura