Aktivisti dhe publicisti, Marlind Laçi komentoi protestën e mijëra qytetarëve që vijon prej ditësh, të cilët kundërshtojnë qeverinë e Edi Ramës por edhe opozitën e Sali Berishës, duke bërë thirrje për largimin e tyre.
Në një intervistë për News24, aktivisti theksoi se qytetarët kërkojnë që përveç Ramës të largohet edhe Berisha për faktin se ai është ortak i kryeministrit dhe se nuk po lejon evoluimin e natyrshëm politik në vend.
Sipas tij, qytetarët duhet të jenë të vendosur në revoltën e tyre deri në largimin e të dyja palëve, që siç shtoi ai, kanë marrë peng demokracinë.
“Në gjykimin tim, vërtet pika që derdhi gotën ishte Zvërneci por nga ana tjetër duhet kuptuar se shqiptarët po artikulojnë politikisht me teza të qarta. Kërkojnë largimin e qeverisë Rama, rrëzimin e saj, por njëkohësisht kërkojmë edhe largimin e Sali Berishës, i cili shihet nga protestuesit si person që nuk po lejon të ndodhin procese të natyshme evoluive në politikë dhe është ortak i Ramës.
Për sa kohë këto evoluime nuk ndodhin, zgjidhja e qytetarëve është të qëndrojnë në shesh dhe ta masivizojnë protestën deri në largimin përfundimtar të kësaj klase politike që ka tradhtuar kontratën sociale që ka lidhur me popullin. Protestë që duhet të vijojë deri në largimin e klasës së vjetër politike, që përfaqëson një klan mafioz që ka marrë peng demokracinë.”, tha aktivisti.
© Panorama.al












