Revolta masive kundër qeverisë Rama, analisti: Lëvizja e qytetarëve është më e fortë se e ‘97-ës! Po kërkohet ndryshimi i sistemit

Jun 11, 2026 | 15:04

Analisti Edvin Kulluri e cilësoi lëvizjen masive të qytetarëve të cilët janë ngritur kundër qeverisë së Edi Ramës si më të fortë se ajo e vitit “97, sepse po kërkohet largimi i të gjithë klasës politike dhe ndryshimi i sistemit.

protesta ne tirane

Në një intervistë për News24, ai theksoi se qytetarët po kërkojnë të ndryshojnë krejt sistemin, duke shtuar se lëvizja e tyre është një “rebelim për të restauruar republikën”. Sipas tij, në marshimin e djeshëm në shesh ishin të paktën 40 mijë qytetarë.

Ai shtoi se ‘fryma’ e protestës janë të rinjtë, të cilët për shkak të kësaj klase politike nuk arrijnë dot që të blejnë një shtëpi në vend.

“Nuk është as reagim as revolucion, është një lëvizje masive e jashtëzakonshme. Marshimi i djeshëm ka qenë spektakolar. Për mua në marshim kanë qenë të paktën 40 mijë. Ka dalë unaza e vogël e Tiranës, shtresa e mesme, klasa punëtore, një rini e cila nuk ka alternativë tjetër përveçse o të largohet ose të nënshtrohet. Brezi i parë që nuk ka mundësi të blejë një shtëpi në 35 vite.

Imagjino ca kushtesh i ofrohen sot rinisë për shkak të politikës. Kemi me mijëra prindër që përcjellin me lot në sy fëmijët përditë. Të ndërtojnë një jetë normale. Kjo është e vërteta. Ka rritje të një koste të jetesës. Kanë goditur parlamentarizmin. Vënë drejtësinë në presion se drejton një oligarki që marrin vendime të padrejta për shumicën dërrmuese të popullsisë.

Kjo është lëvizje më e fortë se ’97. Sepse atëherë u kërkua largimi i maxhorancës, sot kërkohet ndryshimi i sistemit ose kthimi te sistemi demokratik për të cilën dolën paraardhësit e tyre 36 vjet më parë. Restaurim i republikës kushtetuese, i demokracisë liberale, i tregut të lirë, në kuptimin e pronës private.”, tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura