Supersfida ndërmjet Vllazninë dhe Tiranës ka sjellë interesim jo vetëm të tifozëve, por edhe të disa menaxherëve turkë. Dje, në “Loro Boriçi” ka qenë edhe menaxheri i përgjithshëm i Goztepesporit, ekip që militon në Ligën e 2-të turkesi dhe
zv/trajneri i Samsunsporit, të cilët kanë qenë të shoqëruar nga menaxheri shqiptar i FIFA-s, Dritan Gjyzeri. Ata kanë pëlqyer portierin malazez, Miroslav Vujadinoviç, si edhe mbrojtësin e bardhebluve, Andi Lila.











