TIRANE- Vrasja e 49-vjecarit, Sulejman Haxhiu, ndodhur mbreme ne nje lokal ne kryeqytet dyshohet se eshte bere per hakmarrje. Policia e Tiranes, ne nje njoftim te sotem, pas hetimeve per ngjarjen deklaron se motivet e vrasjes dyshohet te jene per hakmarrje.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Kavajës brenda një lokali mbrapa ambasadës greke.
Grupi hetimor që ka kryer veprimet paraprake në vendin e ngjarjes dyshon se vrasja e Haxhiut lidhet me vrasjen e djalit të tij të vetëm, Artan Haxhiu, i cili u ekzekutua dy vjet më parë në Holandë. Fillimisht u dyshua se bëhej fjalë për një vrasje për motive hakmarrjeje, por brenda pak minutash grupi hetimor verifikoi se Sulejman Haxhiu ishte person pa precedentë penalë dhe nuk rezultoi që të kishte marrë hak për vrasjen e të birit. Aktualisht, e vetmja pistë që po verifikohet për të shpjeguar motivet e ngjarjes është veprimtaria e djalit të tij jashtë kufijve të Shqipërisë.
Dhe, sipas policisë, vrasjet e babë e bir, pavarësisht se kanë ndodhur në një distancë 2-vjeçare, janë të porositura nga të njëjtët persona. Forcat e policisë së Komisariatit Nr. 2 dhe të seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës kanë mbledhur provat në vendin e ngjarjes dhe në lokalin loto-sport janë gjetur 6 gëzhoja, që dyshohet se i përkasin një arme tip pistoletë.
© Panorama.al












