Vrasja e çiftit Mujeci, arrestohet në Mal të Zi 40-vjeçari, dyshohet se përkrahu autorët e krimit (EMRI)

Jun 18, 2026 | 9:04

Policia ka arrestuar Besnik Kolndreun në lidhje me vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentiana Mujeci, ngjarje e ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren të Lezhës.

besnik kolndreu

Sipas hetimeve, Kolndreu dyshohet se ka fshehur në banesën e tij automjetin që pretendohet se është përdorur nga autorët e krimit.

Policia sqaron se menjëherë pas kapjes, 40-vjeçari u deportua në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, ku iu dorëzua shërbimeve të Policisë Kufitare shqiptare dhe më pas u shoqërua nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në zbatim të vendimit të Gjykatës së Lezhës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në kuadër të hetimeve për ngjarjen e ndodhur më datë 26.04.2026, në fshatin Balldren, ku u vranë me armë zjarri shtetasit Kreshnik dhe Gentiana Mujeci, bashkëshortë”, thote policia.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se Kolndreu dyshohet se ka ndihmuar autorët e kësaj ngjarjeje, duke fshehur në banesën e tij automjetin e përdorur prej tyre pas kryerjes së krimit. Automjeti u gjet dhe u sekuestrua nga shërbimet e Policisë gjatë kontrolleve të kryera në kuadër të hetimeve.

Policia e Shtetit

Falë informacionit të siguruar nga Policia e Shtetit për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, si dhe shkëmbimit në kohë reale të informacionit me autoritetet policore malazeze, Policia e Malit të Zi lokalizoi dhe kapi në Ulqin një shtetas të kërkuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 26.04.2026, në fshatin Balldren.

Menjëherë pas kapjes, shtetasi u deportua në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, ku iu dorëzua shërbimeve të Policisë Kufitare shqiptare dhe më pas u shoqërua nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

Në vijim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit në DVP Lezhë, u bë ndalimi i shtetasit Besnik Kolndreu 40 vjeç, banues në fshatin Torovicë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në zbatim të vendimit të Gjykatës së Lezhës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në kuadër të hetimeve për ngjarjen e ndodhur më datë 26.04.2026, në fshatin Balldren, ku u vranë me armë zjarri shtetasit Kreshnik dhe Gentiana Mujeci, bashkëshortë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi  Besnik Kolndreu dyshohet se ka ndihmuar autorët e kësaj ngjarjeje, duke fshehur në banesën e tij automjetin e përdorur prej tyre pas kryerjes së krimit. Automjeti u gjet dhe u sekuestrua nga shërbimet e Policisë gjatë kontrolleve të kryera në kuadër të hetimeve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Ne kerkim:
Në kërkim janë shpallur Adriano Mhillaj 22 vjeç; Florin Mhillaj 36 vjeç dhe Renato Mhillaj 23 vjeç, të cilët sipas policisë, kanë mbajtur nën vëzhgim çiftin e bashkëshortëve dhe më pas kanë qëlluar me breshëri drejt tyre.

Renato Mhillaj është djali i Genc Mhillajt, i vrarë në vitin 2016, ndërsa dy të tjerët nipërit e tij. Për vrasjen e Mhillajt asokohe u akuzua Kreshnik Mujeci dhe kushëriri i tij Jozef Mujeci, por gjykata e Shkodrës i shpalli ata të pafajshëm dy vite më vonë.

Policia e Lezhës tha në një deklaratë për mediat se ngjarja ka ndodhur për gjakmarrje, ndërsa zbuloi edhe lëvizjet e autorëve. Sipas policisë, tre të akuzuarit kanë mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e Kreshnik Mujecit me një automjet tip Audi A4.

Më pas, me një automjet tjetër tip “Volksëagen” pa targa, dyshohet se i ka prerë rrugën automjetit me të cilin udhëtonte Kreshnik Mujeci së bashku me bashkëshorten e tij, dhe kanë qëlluar me breshëri drejt tyre.

© Panorama.al

Te lidhura