Një magjistrate me rezultate të shkëlqyera në Shkollën e Magjistraturës dhe me katër vite eksperiencë në Prokurorinë e Sarandës, Esmeralda Basho, është emëruar në detyrën e Kryeprokurores së Sarandës.
Mësohet se gjatë karrierës së saj, Basho është dalluar për profesionalizëm, seriozitet dhe korrektësi në ushtrimin e detyrës, duke fituar respektin e kolegëve dhe besimin e institucioneve.
Burime bëjnë me dije se pavarësisht shpifjeve dhe sulmeve të pabazuara që ka hasur, për shkak të funksionit të saj, ajo ka vijuar punën me integritet dhe përkushtim ndaj zbatimit të ligjit.
Po ashtu bëhet me dije se emërimi i saj në krye të Prokurorisë së Sarandës konsiderohet një vlerësim për meritën, aftësinë profesionale dhe përkushtimin ndaj drejtësisë, duke përcjellë mesazhin se puna dhe integriteti mbeten vlerat që duhet të promovohen në institucionet e shtetit.
© Panorama.al












