VIDEO/ “SPAK të mos i ndalë hetimet ndaj Edi Ramës”- Aktivisti: Protesta popullore detyroi qeverinë të anulonte ligjin e zonave të mbrojtura dhe investimeve strategjike

Jul 16, 2026 | 20:17

“Protesta qytetare që reziston prej 47 ditësh detyroi qeverinë që të tërhiqej nga nismat e saj për ligjin e zonave të mbrojtura dhe ato strategjike, duke i anuluar e shfuqizuar”.

Kështu u shpreh nga podiumi i protestës sot një prej aktivistëve para Kryeministrisë.

Ai nxiti edhe drejtësinë që të mos tërhiqej nga hetimet dhe të mos dorëzohej para presioneve, duke i çuar hetimet deri tek kryeministri Rama.

“Pushteti është deklaruar se nuk do e rinovojë më ligjin e investitorëve strategjikë dhe kjo është një nga fitoret e lëvizjes popullore. U përpoqën ta kamuflojnë edhe ligjin 2021/24, edhe kjo është arritje e fuqishme e këtij populli me BE-në. Ajo e kishte një nga kushtet që ia kishte vendosur qeverisë thanë por pas 47 ditësh protestë BE ia kërkoi publikisht qeverisë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura”, tha ai mes të tjerash.

aktivisti

Më tej edhe një apel për SPAK-un:

“I kërkojmë edhe SPAK të vazhdojë hetimet, nëse i ka nisur hetimet të mos i ndalë derisa të vndoset para akuzës Edi Rama. Si ka mundësi që një kryeministër që ka shumë ministra të akuzuar dhe që disa i ka në burg, të mos merret i pandehur. A ka mundësi që ato kanë ndodhur pa dijeninë e kryeministrit. E kemi një shembull në Bashki, pasi u arrestuan drejtorët e bashkisë, radha i erdhi kryetarit të bashkisë. I bëj thirrje SPAK të mos tërhiqet nga presionet për ta liruar”, deklaroi aktivisti.

© Panorama.al

Te lidhura