Protestuesit i kërkojnë Prokurorisë së Posaçme arrestimin e kryeministrit Edi Rama dhe ish-zv/kryeministres Belinda Balluku.
Nga sheshi i protestës para Kryeministrisë ditën e sotme, një nga aktivistët përsëriti thirrjet për hetimin e kreut të qeverisë për shpërdorim detyre dhe abuzime.
“Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”, tha ai, i mbështetur nga masa e madhe e qytetarëve në shesh me ovacione.
Më tej aktivisti deklaroi se kryeministri dhe qeveria do binin së shpejti.
“Rama do bjerë, ne do ta rrëzojmë dhe ai do bjerë, ne do rezistojmë. Arrestoni Ramën”, vijoi ai.
Ai nxiti drejtësinë të vijonte punën e saj:
“Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme mos ta ndalin procesin e vendosjes së drejtësisë në vend, të jetë i plotë dhe të vendosi para drejtësisë Ramën dhe zyrtarët e tjerë që kanë kryer vepra penale dhe meritojnë të jenë në burg, duhet të bjerë dhe do bjerë, do ta rrëzojmë dhe shqiptarët do fitojnë”.
Më tej aktivisti i bëri një thirrje publike SPAK që të sqaronte nëse kishte protokolluar kërkesë të dytë për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Ballukut.
“A ka një kërkesë të dytë nga SPAK, bëjeni të qartë, a ka kërkesë të dytë për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Duam një reagim. Nëse kanë dokument të protokolluar ta bëjnë publike. Arresto Ramën, arrestoni Ballukun”, tha ai.
© Panorama.al












