VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në një gjykatë në Turqi, plagoset zyrtari, mister shkaqet!

Nov 25, 2025 | 19:56

Një shpërthim ndodhi ditën e sotme (25 nëntor), në bodrumin e Gjykatës së Sanliurfas, në Turqinë juglindore.

turqi gjykata

Ministri i Drejtësisë, Yılmaz Tunç, në një deklaratë lidhur me shpërthimin, tha:

“Një shpërthim ndodhi në zyrën e sigurisë gjyqësore të Gjykatës së Urfas rreth orës 15:00, për një arsye aktualisht të panjohur. Një nëpunës gjyqësor u plagos në këmbë dhe është në vetëdije, jashtë rrezikut”.

Ekipet e shpëtimit, zjarrfikësit dhe policia kanë shkuar me nxitim në vendngjarje.

Mbeten të panjohura ende shkaqet e shpërthimit dhe dinamika e ngjarjes së rëndë.

© Panorama.al

Te lidhura