Mijëra qytetarë shqiptarë mbushën bulevardin edhe ditën e sotme (13 qershor) në kërkim të ndryshimit të sistemit politik dhe largimit të qeverisë.
Protesta e 14-të masive radhazi në kryeqytet po merr gjithnjë e më shumë një dimension ndërkombëtar përmes simboleve të përdorura nga qytetarët.
Pas pranisë së dukshme të flamujve amerikanë dhe gjermanë në tubimet e kaluara, pasditen e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është shfaqur edhe flamuri i Britanisë së Madhe, përkrah atij shqiptar.
Prania e këtyre flamujve lidhet ngushtë edhe me mesazhin e diasporës së madhe shqiptare që jeton në Mbretërinë e Bashkuar, e cila po ndjek me shqetësim zhvillimet në vendlindje.
Përdorimi i simboleve të shteteve të mëdha perëndimore në shesh po kthehet në një traditë të kësaj lëvizjeje qytetare, ku protestuesit kërkojnë që Shqipëria të adoptojë të njëjtat standarde të drejtësisë, meritokracisë dhe llogaridhënies sikurse vendet demokratike ku ata shohin të ardhmen e tyre.
© Panorama.al

















