Mijëra qytetarë shqiptarë, të cilëve iu bashkua edhe diaspora në të gjithë botën, u mblodhën në ditën e 14-të para Kryeministrisë, ku kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Një nga aktivistët e rinj, teksa doli në podium, tha se ky është mitingu i emigrantëve që ishin bashkuar me protestën, teksa kërkoi largimin e këtij sistemi të vjetër politik, që ka boshatisur Shqipërinë.
“Ky sot është mitingu i diasporës, të gjithë emigrantët janë këtu. Ky sistem politik na ka larguar, na ka detyruar të ikim larg vendit tonë. Por zemra e vendit tonë ka ardhur e gjitha këtu sot”, tha ai mes të tjerash.
Më tej aktivisti ftoi të gjithë qytetarët që të këndonin me ironi dhe thirrje për drejtësi këngën e dikurshme të kryeministrit Rama.
“Rama jepe dorëheqjen. Rikthej edhe një këngë që vetë kryeministri na e ka mësuar: Burg, burg, shumë, shumë burg”. Ose me dorëheqje, ose me burg, me shumë mundësi ai do përfundojë pas hekurave”.
© Panorama.al















