VIDEO/ “Rama e ka gjithë qeverinë në burg, akoma do pushtetin” – E moshuara në protestë: Pensioni është shumë i ulët, as për ilaçe s’më del

Jun 13, 2026 | 18:35

Një e moshuar, në protestën që zhvillohet për të 14 ditë radhazi kundër qeverisë, u shpreh e revoltuar duke thënë se në vend ka kapluar varfëria dhe se pensionet janë shumë të ulëta.

Ajo theksoi se ilaçet i kushtojnë më shumë sesa pensioni që merr, duke shtuar se shifra nuk i del as për të pirë qoftë edhe një kafe.

Ironizoi kryeministrin Edi Rama duke thënë se e gjithë qeveria po i shkon në burg, ndërkohë që ai ende kërkon të rrijë në pushtet.

“Ka shumë varfëri në Shqipëri, pensionet janë të ulëta. Unë kam marrë 64 mijë lekë, tani e kam 100 mijë, ndërsa vetëm ilaçet më shkojnë 150 mijë lekë. A do të ha bukë.

Edhe një kafe nuk e pi dot me pensionin tim. Gjithë qeverinë e ka në burg dhe ai akoma kërkon e do pushtetin. Nuk sillet si burrë në konferenca, vetëm një rrugaç sillet në atë mënyrë”, u shpreh e moshuara.

© Panorama.al

Te lidhura