“Shënuam një fitore të vogël në Rrjoll” – Qytetarja në protestë: Hoqëm telat me gjemba që qeveria s’i largoi dot! Ta çlirojmë vendin nga maskarenjtë që e kanë marrë peng

Jun 13, 2026 | 18:51

Një protestuese, që mori fjalën në protestën që po zhvillohet përpara kryeministrisë kundër Edi Ramës, theksoi se ditën e sotme shënuan një fitore të vogël në Rrjoll, ku hoqën gardhin me tela me gjemba. 

Ajo theksoi se bënë atë që qeveria nuk e bëri dot, duke shtuar se çliruan një pjesë të Rrjollit, banorët e të cilit kundërshtojnë ndërtimin e resortit turistik. Protestuesja shtoi se beteja e tyre më e madhe është në Tiranë, duke theksuar se do ta çlirojnë vendin nga ata që e kanë marrë peng.

“Po vazhdojmë një betejë madhështore për t’i kthyer dinjitetin Shqipërisë dhe për të mbyllur tranzicionin njëherë e mirë, këtë sistem që thjesht ka ndryshuar fytyrën por asgjë tjetër.

Unë vij nga Rrjoli sot, ku bashkë me mua, ishin edhe shumë qytetarë të tjerë nga trevat. Kemi arritur një fitore të vogël në Rrjol, të heqim telat me gjemba që qeveria s’i ka hequr dot.

Kemi çliruar një pjesë të Rrjollit së bashku, por nëse nuk çlirojmë Shqipërinë nga këta maskarenjtë që e kanë marrë peng, asgjë nuk është e fituar. Beteja jonë më e madhe është në shesh derisa të largohen me bandat dhe oligarkët.”, u shpreh ajo.

© Panorama.al

Te lidhura