VIDEO/ Qytetarët nuk ndalen, protestojnë edhe para Kuvendit: Ju erdhi fundi! Parlament i krimit!

Jun 8, 2026 | 22:39

Protesta masive e qytetarëve në Tiranë ka vijuar edhe para godinës së Kuvendit, ku pjesëmarrësit janë ndalur duke brohoritur “Ju erdhi fundi!”.

Turma e protestuesve ka vijuar me thirrje të forta kundër deputetëve dhe drejtuesve politikë, duke e quajtur Kuvendin “parlament të krimit”.

“Poshtë komunistët, poshtë pastronazhistët”, kanë thirrur qytetarët të mbledhur para institucionit, ndërsa më pas kanë vijuar marshimin e tyre në mënyrë paqësore dhe duke përsëritur thirrjen e tyre të përhershme “Rama jep dorëheqjen”.

Kujtojmë se deri më tani janë më shumë se katër orë nga nisja e tubimit. Pas mbledhjes në sheshin Skënderbej dhe më pas pozicionimit për disa orë para kryeministrisë, mijëra qytetarë kanë nisur marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit.

Tubimet në kryeqytet vijojnë prej disa ditësh, duke shënuar sot tubimin e 9-të, ndërsa qytetarët kanë paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë çdo ditë në orën 18:00.

© Panorama.al

Te lidhura