Protesta e radhës kundër qeverisë hynë në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen sërish sot te Kryeministria për largimin e Edi Ramës

Jul 25, 2026 | 7:26

Qytetarët kundër qeverisë do të rikthehen edhe sot pasdite në shesh, në vijim të protestave të përditshme që kanë hyrë tashmë në ditën e 56-të.

protestat pankarta tirane kryeministria edi rama (13)

Tubimi do të zhvillohet si çdo ditë para Kryeministrisë, ku protestuesit do të përsërisin kërkesat e tyre për ndryshime politike, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe një proces të ri politik që, sipas tyre, duhet të garantojë zgjedhje të lira dhe përfaqësim më të denjë të qytetarëve.

Protestat janë shoqëruar me marshime nëpër rrugët kryesore të Tiranës, ndërsa qytetarët kanë ndalur edhe pranë institucioneve të tjera, përfshirë Parlamentin, ku kanë përcjellë mesazhe ndaj deputetëve.

Nga podiumi i protestës, aktivistët kanë deklaruar se tubimet do të vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre, duke përsëritur thirrjet: “Dorëheqje!”, “Rama jepe dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Nuk na përfaqësoni!”.

Ndërkohë, qytetarët pritet të mblidhen sërish sot në bulevard, për të vijuar protestën e radhës kundër qeverisë Rama.

© Panorama.al

Te lidhura