VIDEO/ “Qiriu i Diellit”, fenomeni i rrallë optik që e bën yllin tonë të duket si një flakë! Ja se si krijohet, shikoni pamjet që janë bërë virale

Dec 25, 2025 | 21:37

Fenomeni mbresëlënës dhe unik i njohur si “Qiriu i Diellit” është kapur në një video që po bën xhiron e internetit.

dielli

Ajo tregon një kolonë të ndritshme vertikale drite që “fillon” nga Dielli dhe shtrihet në të gjithë qiellin.

Një qiri diellor është në të njëjtën kategori fenomenesh si shtyllat diellore. Ai krijohet kur rrezet e diellit reflektohen nga mijëra kristale të vogla akulli të pezulluara lart në atmosferë.

Këto kristale janë të sheshta në formë dhe kanë tendencë të rreshtohen horizontalisht.

Kur Dielli është ulët në horizont, veçanërisht në lindjen ose perëndimin e diellit, drita reflektohet në një mënyrë të tillë që krijohet iluzioni optik i një… shtylle drite.

Fenomeni është më i zakonshëm në rajonet më të ftohta dhe për këtë arsye gjendet kryesisht në vende si Skandinavia, Kanadaja dhe Rusia.

Megjithatë, mund të ndodhë kudo, për sa kohë që kushtet atmosferike janë të përshtatshme.

© Panorama.al

Te lidhura