Hajdutët i futen në shtëpi, Vanda Nara denoncon rastin dhe i… “kërcënon top*ess”

Jul 23, 2026 | 22:46

Një ngjarje e rëndë ka tronditur familjen e Vanda Narës. Modelja dhe menaxherja argjentinase ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se shtëpia e saj në Milano është grabitur nga tre persona, ndërsa në banesë ndodheshin fëmijët e saj dhe nëna e saj. Sipas reagimit të publikuar në “Instagram”, Vanda shpjegoi se ndodhej duke punuar për një markë gjatë finales së një eventi, kur mori telefonatën alarmuese nga nëna e saj.

VANDA

“Ndërsa isha duke punuar për një markë gjatë finales, tre persona hynë për të vjedhur në shtëpinë time në Milano. Fëmijët e mi janë mirë, pavarësisht frikës së madhe. U largova menjëherë pasi më lajmëroi nëna ime, e cila ishte me ta”, rrëfen Vanda.

VANDA2

Ajo falënderoi menjëherë policinë italiane për reagimin e shpejtë, duke bërë të ditur se efektivët ndodheshin në banesë për të garantuar sigurinë e familjes.

Megjithatë, modelja e ka lënë pas këtë moment të vështirë, duke iu rikthyer postimeve “hot”. Ajo ka ndarë më pas një selfie “topless” nga shtëpia e saj në Milano…

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura