“Vezë kundër gazit lotsjellës!”- “L’Espresso” shkruan për protestat në Tiranë: Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës dhe zgjedhje të parakohshme!

Jul 23, 2026 | 22:24

Protesta e zhvilluar këtë të enjte para Parlamentit të Shqipërisë ka marrë vëmendjen edhe të medias italiane “L’Espresso”, e cila e përshkruan situatën si “kapitullin e fundit” të një lëvizjeje që vijon prej gati dy muajsh në vend.

protesta veze tirane 23 korrik (1)

“Vezë kundër ujit me presion dhe gaz lotsjellës para Parlamentit të Tiranës”, shkruan media italiane, duke iu referuar përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të policisë gjatë tubimit të 23 korrikut, krahas një fotoalbumi.

protesta veze tirane 23 korrik (9)

Sipas “L’Espresso”, nga kjo lëvizje ka lindur edhe ajo që është quajtur “revolucioni i flamingove”, ku prej javësh mijëra qytetarë mblidhen në Tiranë duke kërkuar ndalimin e projektit në Zvërnec, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Sipas artikullit, përveç shqetësimeve mjedisore, protestuesit kanë ngritur edhe akuza për korrupsion. “L’Espresso” thekson se Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion në Shqipëri po heton dyshimet për dokumente pronësie të falsifikuara mbi tokat që i janë kaluar zhvilluesve të projektit.

protesta veze tirane 23 korrik (8)

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij dhe qeverisë. Sipas medias italiane, Rama i ka cilësuar protestat si “artificiale”, të nxitura nga kundërshtarët politikë, ndërsa i ka përshkruar ato si një “luftë hibride”.

Megjithatë,  “L’Espresso”, shkruan se tensionet nuk po zbehen dhe situata po ndikon edhe në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Screenshot 2026-07-23 222605

Artikulli i “L’Espresso”

Vezë kundër ujit me presion dhe gaz lotsjellës para Parlamentit të Tiranës. Ajo që ndodhi sot (23 korrik) është kapitulli i fundit i një proteste që në Shqipëri vijon prej gati dy muajsh.

Gjithçka nisi në fund të majit kundër një megaresorti luksoz – i lidhur me fondin e Jared Kushner, dhëndrit të Donald Trump, dhe bashkëshortes së tij Ivanka Trump – i planifikuar të ndërtohet në ishullin e pabanuar të Sazanit dhe në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë, habitat i flamingove, breshkave të detit dhe fokave.

Prej kësaj lindi e ashtuquajtura “revolucioni i flamingove”: prej javësh, mijëra qytetarë mblidhen çdo ditë në Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Krahas shqetësimeve mjedisore, protestuesit kanë ngritur edhe akuza për korrupsion, ndërsa Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion në Shqipëri po heton dyshimet për tituj pronësie të falsifikuar mbi tokat e kaluara te zhvilluesit e projektit.

Nga ana e tij, Rama ka hedhur poshtë çdo akuzë. Ai i ka cilësuar protestat si “artificiale”, të organizuara nga kundërshtarët e tij politikë, madje i ka përshkruar ato si një “luftë hibride” të lidhur me armiqësinë ndërkombëtare ndaj Trumpit.

Por tensionet nuk po zbehen dhe kjo situatë po ndikon gjithashtu në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

protesta veze tirane 23 korrik (6) protesta veze tirane 23 korrik (7) protesta veze tirane 23 korrik (5) protesta veze tirane 23 korrik (4) protesta veze tirane 23 korrik (3) protesta veze tirane 23 korrik (2)

© Panorama.al

Te lidhura