VIDEO/ “Poshtë patronazhistët, Parlament analfabet”- Mijëra qytetarë marshojnë rrugëve të Tiranës: Ju erdhi fundi! Rama në burg, Berisha në burg!

Jul 23, 2026 | 21:40

Në mbyllje të protestës para kryeministrisë në ditën e 54-t të saj, mijëra qytetarë iu drejtuan bulevardit për marshimin tradicional të përnatshëm.

Me flamuj, banderola, parulla dhe thirrje të fuqishme, ata kërkuan ndryshimin e klasës politike, burgosjen e të korruptuarve dhe largimin e qeverisë.

bulevardi plote

Pas fjalimeve të mbajtura nga podiumi para kryeministrisë, nën thirrjen “Ju erdhi fundi”, “Parlament analfabet” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”, ata nisën marshimin.

marshojne

Mes thirrjeve të tjera ishin “Arrestoni Ramën”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Poshtë patronazhistët”, “Deputetë frikacakë”, “Parlament i krimit”, “Rama jepe dorëheqjen”, “Shqipëri e re”, e të tjera.

marshim sot

marshimi bulevard2

© Panorama.al

Te lidhura