Sherr me sende të forta, një person përfundon në spital i lënduar! Dyshohet se është goditur me tytën e një pistolete

Jul 23, 2026 | 22:38

Një person ka mbetur i plagosur pas një konflikti të ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e lodrave, në Shëngjin.

policia naten shengjin 1

Sipas informacioneve paraprake, i dëmtuari është goditur me tytën e një pistolete zhurmuese dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës, ku po merr ndihmën mjekësore. Burime bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, policia ka shoqëruar një person, ndërsa vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.

Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe pistoleta zhurmuese, e cila dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 të mbrëmjes së sotme, ndërsa policia po punon për dokumentimin e plotë të saj dhe sqarimin e motiveve të konfliktit.

© Panorama.al

Te lidhura