VIDEO/ “Mungonin pajisjet në Spital”- Aktivistja lexon deklaratën e familjes së Martin Canit: Rama nuk e kritikoi Ballukun që qeshi në Kuvend, kur u përmend emri i djalit tonë!

Jul 17, 2026 | 20:29

Kryeministri të mos e përdorë emrin e Martin Canit për propagandë, pasi ai nuk tha asnjë fjalë kur ministrat e tij si Balluku dhe Manastirliu qeshën me këtë tragjedi.

Kjo ishte një nga kërkesat e lexuara në emër të familjes së Martin Canit ditën e sotme në sheshin e protstës. Deklarata u lexua nga aktivistja Sidorela Vatnikaj.

“Familja Cani shpreh shqetësimin për deklaratat e kryeministrit Edi Rama që përdor emrin e djalit tonë për propagandë. Fëmijët vazjhdojnë të vriten, institucionet kanë dështuar. Kryeministri përdor emrin e Martinit për propagandë. Vrasjet e të miturve nuk ndaluan pas mbylljes së TikTokut. Një imitur u vra në Maliq, një tjetër në Durrës, këto tragjedi tregojnë se rrjetet sociale nuk janë shkaku i vrasjes së fëmijëve, por papërgjegjshmëria institucionale. Kamerat nuk parandalojnë dhunën, nuk zëvendësojnë sigurinë”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Ata thanë se siguria në shkolla kërkon masa konkrete de veprime. Familja Cani i kujtoi kryeministrit se dy vite nga ngjarja ai nuk kishte denjuar t’i takonte asnjëherë apo të kërkonte falje.

Gjithashtu edhe për mungesën e pajisjes së zemrës që do i kishte shpëtuar jetën 14-vjeçarit pas plagosjes.

“Siguria në shkollë kërkon veprime dhe jo parime teknologjike për propagandë. Kryeministri thotë se mendon për Martinin por nuk ka bërë asgjë për familjen tonë. Pse nuk ka kërkuar ta takojë asnjëherë familjen tonë, pse nuk ka kërkuar falje. Fjalët nuk mjaftojnë, në kërkojmë shmangjen e përdorimit të tragjedisë tonë. Pse nuk është blerë ende pajisja e zemrës që do shpëtonte Martinin, Spitali i Traumës nuk kishte pajisje që riparonte defektet, ajo pajisje ende nuk është blerë. Pajisjet shpëtojnë jetë dhe nuk shpëtojnë jetë kamerat”, vijoi aktivistja.

Më tej familja Cani kujtoi sjelljen jo të denjë të ministrave të qeverisë për tragjedinë, kur ato qeshën në Kuvend kur u përmend emri i Martinit.

“Pse nuk reagoi kryeministri kur ministrat e tij qeshën, kur Manastirliu qeshi, kur Balluku qeshi kur u përmend emri i djalit tonë në Kuvend. Nëse policia do vepronte si duhej, provat nuk do gjendeshin nga një qytetar. Kjo është dëshmi e dështimit të strukturave të rendit. Familja kërkon mbylljen urgjente të hetimit për shkollën “Fan Noli” pas 18 muajsh hetimesh, pa asnjë zhvillim dhe është turp institucional. Ne kërkojmë veprime dhe jo fjalë”, thuhet në deklaratë.

 Deklarata e familjes së Martin Canit:

Familja Cani shpreh indinjatën e thellë se si Rama përdor emrin e djalit tonë të ndjerë për propagandë, duke shmangur përgjegjësinë e institucioneve. Realiteti është krejt tjetër, fëmijët vazhdojnë të vriten dhe institucionet dështojnë. Tragjeditë s’po ndalen. Vrasjet e të miturve nuk po ndalojnë pas mbylljes së Tik-Tok-ut.

Rrjete sociale nuk janë shkak i vrasjes së të rinjve, por mungesa e arsimit, e përgjegjshmërisë institucionale. Vendosja e kamerave në shkolla se zgjidh problemin. Kryeministri foli për smart city në shkolla dhe vendosjen e kamerave duke thëne se algoritmit bën atë që thotë masa. Kamerat se shpëtuan Martinin dhe fëmijë të tjerë.

Pse nuk ka kërkuar falje për dështimi e atij sistemi që ai drejton? Pse s’na ka takuar ? Kemi parë vetëm përdorim të tragjedisë tonë. Pse nuk u ble pajisja për të dëmtuar zemrën në spitalin e Traumës. Kjo pajisje kushton më pak se një makinë qeveritare, por ende nuk është blerë. Nuk shpëtojnë jetën kamerat! Pse nuk reagoi Rama kur qeshi në Kuvend ministrja Manastirliu, apo Balluku? Pse nuk ndërhyri? Ky ishte respekti?

Policia se bëri detyrën, arma e krimit u gjet nga një qytetar. Hetimi nuk do të ishte i thumbuar. Ky është dëshmi e dështimit të strukturave të rendit”.

© Panorama.al

Te lidhura