“Karrigia do ia hajë kokën Ramës”- Emigranti nga Kanadaja: Diaspora ju mbështet! Ky do të ikë me turp, ta hedhim në kosh këtë klasë politike!

Jul 17, 2026 | 20:58

Një emigrant shqiptar i ardhur posaçërisht për protestën nga Kanadaja familjarisht, mori fjalën nga podiumi mbrëmjen e sotme, duke deklaruar mbështetjen e diasporës.

Ai u shpreh se kryeministri Edi Rama do të largohet nga pushteti me turp dhe se karrigia do ia hante kokën politikisht.

Ai falënderoi gjithashtu disa persona për angazhimin e tyre në diasporë dhe kërkoi dorëheqjen e qeverisë.

“Kemi ardhur nga Kanadaja bashkë me gruan. Nuk e shohim dot Shqipërinë që vuan për shkak të këtij krimineli këtu pas meje. Ai po shet tokat tona, sikur ia ka lënë babai. Diaspora në Kanada është e gjitha me ju. Dua të falënderoj Nador Bakallin, që drejton diasporën në Kanada. Dua të bëj një falënderim për zotin osman Stafa, është heroi, djalë i mrekullueshëm, që e do Shqipërinë pa kompromis. Jo si ky pas meje që se ka problem ta shesë vendin. E shoh me sytë e mi tani, nuk ka IA këtu që të mashtrojë njerëzit. Ti shporrim këto mbetje si majtas dhe djathtas në kosh mbeturinash. Ky do iki me turp, i lidhur pas karriges, por karrigia do ia hajë kokën”, tha emigranti.

emigranti

Në fund ai apeloi që klasa politike të shporrej.

“Na sillni shumë kosha mbeturina, se janë shumë të tillë. Akademia e Shkencës, për mua është Akademia e turpshme, që drejtohet nga komunistë”, tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura