“I jargoset serbëve në samite”- Ish-luftëtari i UÇK: Marta Kos i kërkon llogari ministres për deklaratat e spastrimit etnik, kurse Rama thotë s’merrem me një serbe të sëmurë!

Jul 17, 2026 | 20:48

Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ‘i jargavitej’ Vuçiçit dhe Beogradit duke mos iu përgjigjur ministres serbe për deklaratat e spastrimit etnik të shqiptarëve.

Ai e quajti kryeministrin si tradhtar të kombit, teka mbajti fjalimin e tij ng sheshi i protestës në ditën e 48-të.

Madje ai vuri në dukje se edhe Marta Kos e kishte dënuar deklaratën e ministres serbe duke kërkuar llogari në parlamentin Evropian, kurse Rama thotë se “nuk merret me një të çmendur”.

“Një kryeministër tradhtar që për fat të keq për 13 vjet drejton Shqipërinë. Paunoviqi nxori të vërtetën e shpirtit serb, sepse ata mendojnë bashkë me Vuçiç se mendojnë për një spastrim shqiptar. Çohet eurodeputeti çek dhe kërkon llogari për deklaratën, që nuk ka gjak shqiptar por e do Shqipërinë më shumë se Rama. Çohet Marta Kos, një grua nderuar dhe kërkon llogari në Parlamentin Evropian për deklaratën shoviniste, neonaziste të një ministre të Serbisë. Dhe na del vëllai i Vuçiçit siç është deklaruar vetë Edi Rama dhe na thotë se nuk merret me deklaratat e një serbeje të sëmurë, nuk është serbe e sëmurë, por ministre që kalon disa filtra akademike e shkollimi”, tha ai.

mecan zotaj

Zotaj akuzoi kreun e qeverisë edhe për sulm ndaj kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe mbrojtje të shovinizmit serb. Madje e cilësoi ramën edhe si kryeministrin më të mirë të serbëve sipas Pashiçit.

“Pra i kalon shovinizmit serbë duke i nënvlerësuar, se ata paskan të drejtë për spastrim etnik. Rama ky tradhtar që në samite përqafohet dhe jargoset me ministrin serb të propagandës, i kthen shpinën kryeministrit të Kosovës. Ky kriminel e tradhtar antishqiptar që i ka zënë frymën Shqipërisë, që sipas deputetit të parlamentit serb, është kryeministri më i mirë sipas Pashiçit, që mbron interesat serbe, që bën spastrim etnik, në Shqipëri, duke i pamundësuar jetën popullit shqiptar në tokën e vetë. Ndaj i bëj thirrje jo vetëm shqiptarëve të ndershëm, por edhe socialistët e ndershëm që kanë rënë në kurthin dhe sindromën ramiste. Të kuptojnë realitetin e një kryeministri antishqiptar”, tha ai.

Në fund, ish-luftëtari i UÇK apeloi për mbledhjen e të gjithë qytetarëve në shesh që të rrëzonin këtë qeveri të korruptuar.

“Të mblidhemi sa më shumë, të mposhtim këtë qeveri kriminale. Të largojmë Raën dhe sejmenët e tij”, përfundoi ai.

© Panorama.al

Te lidhura