Një qytetar në protestën kundër qeverisë ka bërë akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama duke e cilësuar si “i sëmuri i Surrelit” dhe i ka kërkuar SPAK-ut që të veprojë dhe të hetojë kreun e qeverisë.
“I sëmuri i Surrelit, nëse çdo njeri, psikolog, doktor, gazetar dhe analist do të bënte detyrën patriotike, ky i sëmurë sot nuk do të ishte në atë qeveri. Sepse i them drejtuesit të SPAK-ut, zotit Braho, që thotë “nëse keni prova, sillini”. Ish-këshilltari i Ilir Metës, Tedi Blushi, ia nxori kartelën në një emision, duke thënë se ky është i sëmurë mendor shumë rëndë”, tha ai.
Ai iu drejtua edhe drejtuesit të SPAK-ut, duke kërkuar që të veprojnë dhe të mos e lënë “popullin shqiptar në duart e një psikopati që na thotë “jeni sorra”.”
Qytetari: Më mirë vdesim dhe atdheun nuk e shesim. Nuk kam respekt për të sëmurin e Surrelit, por respektin tuaj dua ta analizoj për disa gjëra. I sëmuri i Surrelit, nëse çdo njeri, psikolog, doktor, gazetar dhe analist do të bënte detyrën patriotike, ky i sëmurë sot nuk do të ishte në atë qeveri.
Sepse i them drejtuesit të SPAK-ut, zotit Braho, që thotë “nëse keni prova, sillini”. Ish-këshilltari i Ilir Metës, Tedi Blushi, ia nxori kartelën në një emision, duke thënë se ky është i sëmurë mendor shumë rëndë.
I them edhe një herë zotit Braho: çfarë kërkon më shumë? A mund ta lësh një popull shqiponjash në duart e një psikopati që na thotë “jeni sorra”? Ku e gjen të drejtën ky t’i thotë popullit se jeni sorra? Ky maskara, që na prishi fabrikat, uzinën e naftës dhe la punonjësit pa punë. Kur punonjësit e pyesnin “pse na lë kështu?”, bënte si i tërbuar.
© Panorama.al











