Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme (17 korrik), në një sipërfaqe me shkurre dhe barishte në lagjen “Gërhot”, në Gjirokastër.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, flakët janë izoluar dhe shuar pa marrë përmasa, duke shmangur dëmet materiale dhe përhapjen e zjarrit në zonë.
Drejtoria e MZSH-së ka falënderuar qytetarët për njoftimin në kohë dhe ka apeluar për kujdes të shtuar në parandalimin e zjarreve, veçanërisht gjatë periudhës së temperaturave të larta.
© Panorama.al















