Një aktivist ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive paraditen e 23 korrikut para Parlamentit, duke e cilësuar një ditë të rëndësishme për vijimin e protestave kundër qeverisë.
Sipas tij, prania e qytetarëve gjatë ditës do të ketë një ndikim më të madh, pasi përkon me seancën e fundit të Parlamentit para pushimeve verore.
“Kam bërë thirrje për datën 23 korrik. Është shumë e rëndësishme prezenca jonë gjatë ditës, pasi ka më shumë efekt. Është seanca e fundit e Parlamentit, sepse ata do të ikin me pushime. T’u urojmë pushime të mbara atë ditë”, u shpreh i riu.
© Panorama.al












